Arbëri

Në Lagjen e Boshnjakëve në veri valojnë flamujt kuq e zi

Në Lagjen e Boshnjakëve në veri valojnë flamujt kuq e zi
Foto: Koha
 

Ndërsa pjesa jugore e qytetit të ndarë të Mitrovicës është mbushur me flamuj kuq e zi për nder të festës së 28 Nëntorit, veriu u përball me protestën e radhës të serbëve të atjeshëm të cilët po kërkojnë “bukë e ilaçe” e që kanë mbushur qytetin me flamuj të Serbisë.

Por, një lagje e banuar me shumicë shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës, Lagja e Boshnjakëve, ka vendosur të sfidojë situatën politike atje dhe të festojë këtë ditë duke vendosur flamuj kombëtarë në një rrugë, raporton Koha.net.