Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita thotë se Qeveria duhet të ketë plan pas dorëheqjeve në veri, gjendjen e quan të jashtëzakonshme

Dorëheqja e sotme e katër kryetarëve të komunave veriore është bërë temë edhe në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa u shpreh se në lidhje me këtë duhet të merren informata zyrtare nga qeveria, e jo të merren siç u shpreh ai, “me informata të portaleve”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, deputeti Arben Gashi nga LDK-ja ka thënë se Qeveria duhet të ketë një plan për këtë veprim.

“Nëse nuk ka ndonjë plan Qeveria, i bie që ajo ka dashur ta bëjë këtë aventurë, nëse jo po futemi në një lojë. Unë nuk dua të besoj që Qeveria nuk ka bërë ndonjë plan”, ka thënë Gashi, raporton Ksp.

Kurse, deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi është shprehur se në këtë situatë, kur sipas tij është gjendje e jashtëzakonshme, skena politike duhet të reagojë e bashkuar.

“Partia Social Demokrate bën thirrje që edhe opozita dhe pozita të bëhen bashkë dhe të gjejnë konsensus”, u shpreh Krasniqi.