Mustafa: Dorëheqjet në veri duhet të mbledhin Qeverinë dhe Kuvendin Foto: Koha / ilustrim

Mustafa: Dorëheqjet në veri duhet të mbledhin Qeverinë dhe Kuvendin

27 November 2018 12:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, “dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me ‘Prishtinën’, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi”.

“Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për t’u kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit”, ka thënë Mustafa në Facebook.

Në këtë situatë, kreu i LDK-së konsideron se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Sot kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, dhe njëkohësisht kanë ndërprerë çdo komunikim me Qeverinë e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dardan Denaku27/11/2018 14:40

Populli spo kupton o kryetar kur ti e ktheve kosoven nga humnera ne drejtim te europes te gjith forcat politike ishin kunder tje dhe e shkakruna qeverin u shberbe kuvendi dhe te gjitha ato kauza qe u ngriten nga politika te ndryshme ishin skenare te fqiut verior ku e gjith sfera politike e kosoves ra preh e pazareve biznesore te krerve politik te disa forcave politike qe veprojn ne gjith teritorin e kosoves ne trendin e nje rrjeti kriminal te sofistikuar

Shto koment

Të ngjashme