Të dielën, me fillim nga ora 15:00, në hapësirën e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet ceremonia e zbulimit të shtatoreve të tre liderëve historikë, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.
Në këtë ceremoni, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kjo ngjarje është e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.
Artikuj të ngjashëm
-
“Kosova dhe shqiptarët në trojet e veta do ta realizojnë të drejtën e vet”
-
Krerët e Lidhjes kthehen në bronz në Prizren me rastin e 28 Nëntorit
-
Vendosen shtatoret e tre drejtuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në kryeqytetin historik
-
Me homazhe sot do të nderohen të rënët në Prekaz
-
Përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit