Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq “nuk i beson më KFOR-it as NATO-s” në Kosovë

Beograd, 23 nëntor – Në rrethanat aktuale Serbia do të vazhdojë të silet me seriozitet dhe përgjegjësi, por nuk ka më arsye të ketë besim në misionin e KFOR-it, përkatësisht në NATO-n në Kosovë, meqë gjithë çfarë ka thënë për lëvizjen e njësive ROSU është trillim. Kështu citohet t’i ketë thënë sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Çepurinit.

Bashkë me Vuçiqin në këtë takim ishte edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vuçiq, siç raporton FoNet, u takua me ambasadorin rus Çepurin për rastin e arrestimeve të katër serbëve të dyshuar për pjesëmarrje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë, para gati një viti, transmeton Koha.net.

Vuçiq dhe Bërnabiq i shprehën diplomatit rus falënderimet që Moska zyrtare “po e kupton saktësisht çfarë po ndodhë në Kosovë e Metohi dhe në ç’masë janë të rrezikuara paqja e stabilitetit në gjithë rajonin” , citon FoNet.

{gallery}