Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

13 vdekje të reja nga koronavirusi në Kosovë, 590 të infektuar

13 persona kanë vdekur ndërsa 590 janë infektuar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.775 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.

Në Komunën e Ferizajt janë regjistruar tri vdekje, në Pejë dy, Prizren dy, ndërsa në Vitia Podujevë, Suharekë, Drenas, Gjakovë dhe Rahovec nga një.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri më tash është 45.594, kurse i të vdekurve 1.1174.