Arbëri

Zemaj fajëson udhëheqësit e institucioneve për dështimin në INTERPOL

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, votimin e sotëm kundër Kosovës në INTERPOL e ka quajtur si tregues të gjendjes reale të dobësisë institucionale të Kosovës për të qenë partner serioz me botën demokratike.

“Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerëz shkelës të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerëz plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarësime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës perëndimore. Edhe çka duhet të bëni më shumë që të dëmtoni të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPress.

Kosovës nuk i mjaftuan dy raunde që të sigurojë votat e nevojshme për anëtarësim në organizatën e bashkëpunimit policor INTERPOL.