Kuvendi i Kosovës nuk po arrin që të përmbyllë me ndonjë rezultat apo vendim asnjë nga seancat e jashtëzakonshme, të cilat po thirren qoftë nga Qeveria, qoftë nga opozita. Mungesa e një shumice parlamentare në Kuvend, po ndikon në vendimmarrje dhe në funksionimin e këtij institucioni.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të premten nga opozita, në të cilën ishte paraparë të diskutohej për politikën e jashtme, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe mospranisë së ministrit të Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Deputetët pjesëmarrës në seancë thanë se mbajtja e seancës pa praninë e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk ka kuptim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAgnesa Haxhiu, hulumtuese dhe monitoruese e punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ka qenë periudhe kohore e mjaftueshme që kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të njoftohen dhe të marrin përgjegjësi që të jenë të pranishëm aty.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë