Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka njoftuar drejtoreshën e re të misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Në kuadër të këtij procesi po hartohet një politikë publike që synon konsolidimin e drejtësisë komerciale, sipas njoftimit nga MD.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri ka theksuar se drejtësia komerciale është një prioritet themelor që tashmë po merr formë konkrete, me ç ‘rast ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme që USAID-i i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje, sidomos në kuadër të Rishikimit Funksional dhe Agjendës “Drejtësia 2020”.
Sipas Tahiri, reformat në drejtësinë komerciale janë fundamentale për zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të drejtësisë që ndërlidhet me të bërit biznes, si një domosdoshmëri që siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi, efektet e së cilës padyshim se do të ndikojnë edhe në rritjen e investimeve të huaja.
Gjatë takimit është biseduar edhe për hapat e mëtejmë implementues në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, si dhe për planet për konsolidimin e sistemit të ndërmjetësimit dhe digjitalizimit të shërbimeve noteriale.