Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale, me të cilët ka biseduar për hapat konkret që mundësojnë realizimin e njërit prej projekteve më të mëdha kapitale të sistemit të drejtësisë, themelimin e Gjykatës Komerciale.
Tahiri, siç njofton kumtesa, ka bërë të ditur se për më shumë se 15 muaj ka mbajtur konsultime të ngushta me komunitetin e biznesit, partnerët zhvillimor dhe mekanizmat ndër institucional, dhe tashmë janë duke u ndërmarrë hapat konkret në materializimin e këtij projekti.
Ka vlerësuar se procedurat e stërzgjatura, mungesa e gjyqtarëve të specializuar dhe mungesa e një adrese të vetme për zgjidhjen e kontesteve ka ulur besimin e bizneseve dhe investitorëve të huaj në drejtësi dhe se këto probleme duhet të marrin një përgjigje adekuate.
“Bizneset janë bartëse të zhvillimit, punë zënies dhe rritjes së potencialit socio-ekonomik të shoqërisë tonë. Rrjedhimisht, ato duhet të kenë vëmendjen që e meritojnë edhe nga këndvështrimi i drejtësisë. Kam filluar përgatitjet intensive për të nisur themelimin e Gjykatës Komerciale e cila do jetë adresë unike e drejtësisë që përfshinë biznesin. Nga shtatori i këtij viti, do të procedojmë me bazën ligjore që i vë themelin kësaj Gjykatë si dhe që i siguron fizionominë, profesionalizimin dhe përmasat e nevojshme që i nevojiten drejtësisë komerciale” ka thënë Ministri Tahiri.
Projekti i Gjykatës Komerciale është duke u zhvilluar mbi bazën e të gjeturave dhe rekomandimeve të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, reformë gjithëpërfshirëse e udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë.
Akterët e përfshirë në Rishikimin Funksional—gjyqësori, shoqëria civile, odat ekonomike dhe bizneset— përkrahin themelimin e një gjykate komerciale që përfshinë në një ombrellë kompetencat e Departamentit Ekonomik si dhe të Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
-
Abelard Tahiri nuk do të kandidojë për deputet
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Berisha: Po të bëhet opozita bashkë, atëherë do të zgjidheshin krejt problemet
-
Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare
-
Tahiri: Qeveria nuk po kërkon zgjidhje, synon bllokada