Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno. Tahiri, siç bëhet e ditur në komunikatën për media, ka folur për progresin e arritur deri më tani në Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, pjesë e së cilës është edhe drejtësia komerciale.
Ai ka potencuar se pas takimeve të shumta me biznese dhe oda që përfaqësojnë interesin e tyre, është parë si e domosdoshme krijimi i Gjykatës Komerciale, për të rritur efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit.
“Të bërit biznes është ngushtë i lidhur edhe qasjen e shpejtë dhe efikase në drejtësi”, ka potencuar ministri Tahiri, duke shtuar se funksionalizimi i kësaj gjykate do të ndihmoj në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj.
Tahiri ka vlerësuar mbështetjen e deri tanishme që ka dhënë USAID-i, duke shtuar se ky bashkëpunim dhe sidomos ekspertiza e USAID-it do të jenë të rëndësishme në krijimin e një Gjykate Komerciale efikase dhe efektive, që do të ndihmoj në qasjen më të shpejtë të bizneseve në drejtësi.
-
Haxhiu pas takimit me Kosin: Procesi i zgjerimit të BE-së të jetë i drejtë
-
Funksionalizohet Gjykata Administrative në Kosovë
-
Tahiri: S’u ftuam zyrtarisht nga Kurti, të mos flasim për mesazhe me kërkesa për pazare
-
Tahiri: Qeveria nuk po kërkon zgjidhje, synon bllokada
-
Tahiri: E mbështesim rezolutën e PDK-së si pikë të parë të rendit të ditës