Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ia ka pezulluar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) konkurset për drejtorë të katër departamenteve.
MASHT-i më 30 tetor kishte shpallur konkurs për drejtor të Departamentit të arsimit parauniversitar, për drejtor të Departamentit për arsim dhe aftësim profesional, drejtor të Departamentit të arsimit të lartë, shkencës dhe teknologjisë, dhe për drejtor të Departamentit për integrime evropiane, koordinim të politikave dhe çështjeve ligjore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Anëtari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Shkëmb Manaj, i ka thënë gazetës se vendimi për pezullim është marrë të martën pasdite bazuar në Ligjin për shërbimin civil.
“Kemi marrë vendim në Këshill që të pezullohet procedura e rekrutimit për drejtorët e departamenteve derisa të shqyrtohen dhe të vendoset për ankesat e ankuesve nga MASHT-i. Pezullimi është bërë në pajtim me LKigjin për shërbimin civil, i cili përcakton se të gjitha procedurat duhet të pezullohen derisa organet përkatëse kanë parashtruar ankesa”, ka thënë Manaj./Edona Kutleshi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)