Arbëri

Gjykata e detyron “Admoveren” ta heqë raportin që e cilëson plagjiator Mejdi Bektashin

Gjykata e detyron “Admoveren” ta heqë raportin që e cilëson plagjiator Mejdi Bektashin
Foto: Ilustrim/Koha
 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që organizata joqeveritare “Admovere” ta heqë nga qarkullimi raportin në të cilin profesorin e Juridikut, Mejdi Bektashi, e quan plagjiator, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e ka aprovuar masën e sigurisë, të cilën me padi e kishte kërkuar Bektashi. Sipas vendimit që është nxjerrë të enjten, e të cilin e ka parë Koha.net, “Admovere”, me seli në Prishtinë e me themelues Shkëlzen Gashin, “detyrohet ta tërheqë nga publikimi - qarkullimi i mëtejmë, studimin me emërtim ‘Stafi akademik i UP-së, studimet, angazhimet e tjera, plagjiaturat, vlerësimet dhe përpjesa staf-student’, nga mediat e shkruara e elektronike, uebfaqe të internetit dhe rrjete sociale, vetëm pjesën e studimit që ndërlidhet me personalitetin e paditësit, deri në përfundim të këtij kontesti me vendim të formës së prerë, apo deri në një vendim tjetër të kësaj gjykate, nën kërcënim të pasojave ligjore”.