Arbëri

Spitali i Mitrovicës i përfshin shtretërit në tenderin për servisim të aparaturave

Spitali i Mitrovicës i përfshin shtretërit në tenderin për servisim të aparaturave
Foto: Ilustrim/Koha

Tavolinat dhe shtretërit janë cilësuar si aparatura nga menaxhmenti i Spitalit të Mitrovicës, dhe për “servisimin” e tyre është planifikuar shpenzimi i dhjetëra e mijërave eurove. Ky institucion për të arsyetuar procesin e tenderimit, inventarin e ka futur në kategorinë e pajisjeve, shkruan sot Koha Ditore.

“Mashtrimi” është konstatuar nga një Komision i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i krijuar enkas për hetimin e këtij procesi të prokurimit. Për rrjedhojë tenderi që peshonte 80 mijë euro është anuluar.