Arbëri

Matoshi dhe Minxhozi në koordinim për mbledhjen e dy Qeverive

Matoshi dhe Minxhozi në koordinim për mbledhjen e dy Qeverive
 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, Kosovë- Shqipëri, që do të mbahet në muajin nëntor në Komunën e Pejës.

Sipas një komunikate të MMPH-së, ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi kanë diskutuan për përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë- Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik.