Arbëri

Sprapset Rikallo, rikthen në punë drejtorin që nuk i dha grant gruas së tij

 

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është sprapsur nga vendimi i mëhershëm për suspendim nga puna pa pagesë të kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), Elhami Hajdari.

Në vendimin e ri, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, thuhet se ministri Rikallo merr vendim për “shfuqizimin e vendimit për pezullim të parandaluar nga puna me pagesë e datës 8.5.2018”.