Elhami Hajdari nuk ka mundur të kthehet në pozitën e kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), pavarësisht se këtë e ka kërkuar një vendim i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, si dhe dy vendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, një nga të cilat ka mbërritur të hënën në Ministrinë e Bujqësisë.
Ministri Nenad Rikalo është i vendosur të mos i zbatojë këto dokumente, shkruan sot Koha Ditore.
Vendimi i dytë i Themelores është përgjigje në një ankesë të Rikalos. Me të është refuzuar kërkesa e ministrit, për anulimin e një vendimi të së njëjtës gjykatë, lidhur me përmbarimin e vendimit të mëhershëm të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.
E vendimi i këshillit e shfuqizonte vendimin e Rikalos për pezullim nga puna të Hajdarit dhe kërkonte që ai të kthehej në pozitën e kryeshefit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, menaxhuese e 50 mln eurove në vit, me tre kryeshefa
-
Apeli e kthen në punë kryeshefin që Rikalo iu hakmor për llogari të bashkëshortes
-
Sprapset Rikallo, rikthen në punë drejtorin që nuk i dha grant gruas së tij
-
Rikallo nuk përfill vendimin e Këshillit të Shërbimit Civil
-
Arsyetimi i Rikalos për pezullimin e drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë