Daçiq: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në Foto: Koha / ilustrim

Daçiq: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në

07 November 2018 16:32

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se taksa doganore që Kosova u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t'iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.

“Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd.

Sipas tij, vendimi i Kosovës është në kundërshtim me CEFTA-n - Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore - dhe në kundërshtim me idenë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të proklamuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, shkruan rel.

Daçiqi tha se Serbia nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse, siç u shpreh, bëhet fjalë për “qytetarë të Serbisë”.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Visar15/01/2019 11:31

Hiqe taksen, mbylli problemet me BE-ne dhe SHBA-te. Apliko 100% reciprocitet. Leje Serbine te merr vendime, ne Kosove permbaju dhe vepro karshi vendimeve Serbe. Nese ka taks per vetura kosovare, apliko te njejta per veturat me targa te serbise, nese nuk ta njeh dokumenti dhe ta jep nje cope leter pa vlere dhe kerkon qe te paguash per te, vepro njejte me shtetasit serb, nese serbi i Kosoves ka lehtesira ne Serbi, apliko te njejtat per shqipetaret shtetas te Serbise... Ramush dhe i gjithe spekrti politik, veproni menqur karshi Serbise...

Shto koment

Të ngjashme