Arbëri

Qorolli: Deklaratat e Kurzit vërtetojnë se sivjet nuk do të ketë viza

Vigan Qorolli, njohës i së drejtës ndërkombëtare, në “Express Intervistën” në KTV, ka folur për vizitën e kancelarit austriak në Kosovës, Sebastian Kurz, duke thënë se deklaratat e tij në Prishtinë vërtetojnë se gjatë vitit 2018 nuk do të ketë liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës.

Qorolli ka thënë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë vetëm për shkak të Kosovës, por edhe për arsyen se Bashkimi Evropian është dobësuar për shkak të BREXIT-it dhe problemeve me refugjatët.

Kurz: Rezultati i dialogut Kosovë-Serbi, bazë për perspektivën europiane

“Procesi i shtetndërtimit në Kosovë në katër vjetët e fundit ka stagnuar. Disa shtete të perëndimit janë të pasigurta se cila është kahja e Kosovës. Deklarata e Kurzit diplomatikisht është korrekte. Pastaj deklaratat se Kosova ka probleme të brendshme strukturore dhe Kosova nuk po i arrin për shkak të elitës politike dhe se gjyqësori nuk po funksion i pavarur pasi politika po ndërhyn në të, por liberalizimi i vizave është i pasigurt pasi BE-ja është e dobët për shkak të BREXIT-it dhe refugjatëve. Deklarata e tij e vërteton se nuk do të ketë liberalizim vizash”, ka thënë Qorolli.

Qorolli ka thënë deklaratat e Kurzit në Beograd dhe Prishtinë për dialogun mes Kosovës dhe Prishtinës, tregojnë se BE-ja përkrah çdo marrëveshje nëse është e sigurt se shtetësia e Kosovës funksionon nëse preken kufijtë dhe nëse Serbia nuk do ta pengonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Qëllimi i Serbisë është që të rihapet statusi i Kosovës, qëllim i saj është që ta lëndojë Kosovën dhe ta paraqesë si shtet të dështuar. Ky është qëllimi tradicional i Serbisë. Austria dhe shtetet që përkrahin Kosovën do të lejojnë që palët të flasin për çdo që është e mundur. Ata do të lejojnë edhe krijimin e shteteve etnike, në këtë rrethana do të lejojnë të flitet për territor nëse bindin partnerët që funksionimi në baza etnike është i mundur”, ka thënë Qorolli.

“Merkeli ka qenë më e prerë sepse nuk janë bizantin politikanët perëndimor, që janë të drejtpërdrejt në qëndrimet e tyre. Kurz tha sot se ‘kemi investuar shumë, por nëse ju mendoni se Kosova do të funksionojë më mirë atëherë flisni’. Kjo nuk do të thotë se ndryshimi është i mundur, pasi nuk ka konsensus në Perëndim. Nuk ka konsensus dhe e dimë se bota operon e ndarë në drejtim të shtetësisë së Kosovës. Faji nuk është faji vetëm në elitën kosovare, faji është edhe te gjeopolitika”, ka thënë ai.