Arbëri

40 hektarë të kampit të KFOR-it gjermanë në Prizren do t’i dorëzohen Qeverisë

Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, kanë vizituar kampin ushtarak të kontingjentit gjerman të KFOR-it, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovar-Gjerman.

Ata kanë bërë nderime në përkujtimoren e ngritur për 50 mijë ushtarët që kanë shërbyer në Kosovë që nga paslufta e deri më sot.

Haradinaj, ka thënë se shoqëria kosovare duhet të jetë falënderuese dhe i beson Gjermanisë, raporton KTV.

Ambasadori gjerman Christian Heldt, tha se projektet Kosovë -Gjermani do të zgjerohen më shumë se sa vetëm në Prizren.

Eric Offermann, nënkolonel dhe komandat i kontingjentit gjerman i KFOR-it në Kosovë, ka thënë se është i lumtur që edhe më tej do të jenë pjesë e KFOR-it në Prishtinë dhe në ndihmë të ndërtimit të FSK-së, duke paraqitur përfundimin e prezencës 19-vjeçare të Bundesverit në Prizren.

Tutje Offermann tha se në këtë kamp, Gjermania ka investuar mbi 40 milionë euro dhe janë të gatshëm t’ia dorëzojnë 40 hektarët të kampit, Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ me vendosmëri do ta përcjellë krijimin e “Parkut të Trajnimit dhe Inovacionit në Prizren”.