Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studiues të letërsisë thonë se nxënësit lexojnë vepra të cilat nuk i kuptojnë

Në shumë tekste shkollore kryesisht ato të letërsisë, nxënësve u kërkohet të lexojnë diçka që është shkruar në një kohë dhe stil, që sot mund të mos jenë aspak të përshtatshme për ta.

Veç kësaj, edhe nisja e zbatimit të kurrikulës së re në arsimin parauniversitar ka sjellë mospërputhje të mëdha të këtyre teksteve, të cilat janë hartuar vite më parë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fëmijët në ciklin e ulët obligohen që t’i mësojnë veprat e shkruara në gegërisht të autorëve të vjetër, e që shpesh nuk arrijnë as t’i kuptojnë.

Agron Gashi, njohës i letërsisë shqipe, thotë se MASHT-i duhet të ndërhyjë dhe të bëjë përshtatjen e librave varësisht me moshën e fëmijëve.

Në Këshillin e ekspertëve të MASHT-it, për ndryshimin e teksteve shkollore, nuk tregojnë për detajet se cilat libra do të pësojnë ndryshime, por thonë se në 71 tekste janë duke ndërhyrë.

Fatmir Bytyçi, nga Këshilli i ekspertëve në MASHT, thotë se Këshilli gjatë punës ka hasur në vështirësi, pasi që nuk ka pasur kompetenca për t’i bërë ndryshimet e nevojshme për shkak se këtë nuk ua ka lejuar Ligji për arsimin e lartë.

Sipas tij, deri në vitin e ri akademik 2019-2020, fëmijët do të nisin procesin mësimor me tekste të reja shkollore, ku vetëm ato shkencore do të mbesin të njëjta.

Megjithatë, derisa të bëhet një gjë e tillë, për mësimdhënësit, ky Këshill ka hartuar një udhëzues se si të veprojnë dhe ta përshtatin kurrikulën e re me tekstet e vjetra shkollore.