Vuçiqi po e promovon dialogun e po përfiton nga mungesa e konsensusit tonë, thotë Veseli

Vuçiqi po e promovon dialogun e po përfiton nga mungesa e konsensusit tonë, thotë Veseli

29 October 2018 12:19

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur pas vendimit që u morr për seancën e jashtëzakonshme për të mërkurën, datë 31 tetor.

LEXO EDHE: Të mërkurën seanca me temën e kërkuar nga LDK-ja

Ka thënë se ka një propozim që të fillohet nga sot harmonizimi i rezolutës.

“Mesazhi im është - të evitojmë interesat tona elektorale e të koncentrohemi në një sfidë që nuk është e lehtë e që është Serbia. Ne e kemi një drejtim të jemi bashkë në platformën nacionale. Ftoj partnerët tanë edhe nga opozita të lënë egot e të ecim përpara. Ndarje nuk do të ketë kurrë. Nuk duhet të rrezikojmë ndarjen tonë që të na krijojë situatë imponuese. Duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme. Nuk do të lejoj të ndodhin precedant. Përderisa ne po shtyhemi, Vuçiqi po e promovon dialogun, po përfiton nga mungesa e konsensusit tonë”, tha Veseli, raporton KTV.

LEXO EDHE: Veseli kërkon të lihen inatet politike - Kemi vetëm një kundërshtar, është Serbia, thotë ai

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqipetarii29/10/2018 16:23

Ske pse na drejtohesh neve me keto fjale i nderuar, kjo ka qene e njohur per ne gjithmone! “miremengjesi” qe tek tash i paske qel syte!!!

Shto koment

Të ngjashme