Arbëri

Cooper: Korrigjimi i kufijve duhet ta ketë mbështetjen e shumicës

Cooper: Korrigjimi i kufijve duhet ta ketë mbështetjen e shumicës
 

Në kohën kur temë kryesore është “korrigjimi i kufijve” Kosovë-Serbi, ish-ndërmjetësuesi i dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, thotë që vëmendje e madhe duhet t'i kushtohet edhe implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në mes të dy vendeve.

Ndërsa, për të parën thotë se duhet pasur kujdes të posaçëm, duke rekomanduar konsulta me vendet fqinje për shkak të evitimit të lëkundjeve të mundshme të stabilitetit sigurisë në rajon.