Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se edhe pas kundërshtimit të gjerë kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, Presidenti Hashim Thaçi vazhdon angazhimin e tij antikushtetues për ta bërë këtë temë pjesë të dialogut me Serbinë.
“Gjendja është kritike pas paralajmërimit për diskutimin e kësaj teme në konferencën në Paris më 11 nëntorit 2018”, thotë Hoti, transmeton Koha.net.
Seanca e jashtëzakonshme e opozitës, e kërkuar më 4 shtator 2018 për të aprovuar një rezolutë kundër përfshirjes së kësaj teme në dialog, u pamundësua nga koalicioni PAN, thotë Hoti.
Që nga atëherë, shton tutje Hoti, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka bllokuar thirrjen e kësaj seance me arsyetimin absurd se opozita duhet të sigurojë 61 deputetë në sallë.
“Ne sot kemi dorëzuar kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog, se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës”, thotë ai.
-
Hoti i reagon Thaçit: Dialogu s’ka alternativë, por Kosova s’ka tokë me nda
-
Hoti: Tema e korrigjimit të kufijve urgjentisht të hiqet nga dialogu
-
Hoti përsërit thirrjen që Thaçit t’i ndalohet negocimi i territorit me Serbinë
-
Nis seanca e jashtëzakonshme kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh
-
Pushteti dhe opozita të përçarë ia mësyjnë seancës për dialogun