Arbëri

Opozita e çakorduar e lë në pushtet Qeverinë e pafuqi Haradinaj

Partitë opozitare vazhdojnë insistimet e tyre se Qeveria në krye me Ramush Haradinajn duhet të rrëzohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por pozita s’po i merr seriozisht deklaratat e opozitës dhe nga Qeveria thonë se vetëm nëse duan Ramush Haradinaj, Kadri Veseli e Fatmir Limaj - vendi shkon në zgjedhje.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se vetëm nëse shkohet në zgjedhje, atëherë do të ketë stabilitet në Kosovë.

Njësoj deklaron edhe Lëvizja Vetëvendosje e Partia Socialdemokrate, ndonëse kjo e fundit po kritikohet se është besnike ndaj partive në pushtet, dhe s’presin nga ta ndonjë votë mosbesimi.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha për Koha.net se në këtë situatë vetëm zgjedhjet e reja mund të krijojnë stabilitetin e nevojshëm institucional për t’u marrë me probleme të jetës së përditshme të qytetarëve./F.SH./(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)