Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i AKI-së hesht ndaj rastit të djalit të tij që iu gjetën armë e drogë në veturë

Të pavërteta i kishte quajtur pohimet shefi i AKI-së, Shpend Maxhuni dy ditë më parë se djalit të tij iu gjetën drogë e armë në veturë.

Por, këtë të hënë ai ka zgjedhur të mos e thotë asnjë fjalë, raporton KTV.

Fillimisht, Maxhuni është munduar t’i ikë kontaktit me media, sapo e ka parë interesimin e tyre.

Por, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se djali i shefit të AKI-së duhet të trajtohet i barabartë si të gjithë të tjerët.

Sikurse Tahiri, po aq fjalëshkurtër ishte edhe presidenti, Hashim Thaçi.

Edhe Djali i shefit të AKI-së ishte verifikuar nga policia si i dyshimtë edhe para rastit me armën Arbëri Djali i shefit të AKI-së ishte verifikuar nga policia si i dyshimtë edhe para rastit me armën

Ai ka thënë se autoritetet duhet të përcjellin të gjitha zhvillimet.

Më 12 tetor, gjatë një patrullimi në veturën që vozitej nga djali i Maxhunit, ishin gjetur një revole, një thikë e substancë narkotike e llojit marihuanë, derisa policia e kishte përcjellë kallëzimin penal në Prokurori vetëm pas interesimit të Kohës Ditore për rastin.