Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Gjermania do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Berlin zyrtarë të lartë gjermanë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kancelarinë Gjermane, ku ka marrë rikonfirmimin se Gjermania do ta mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.

Në takim me zyrtarin e lartë gjerman, Jan Hecker, Veseli ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa, tarsnemton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veseli ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai e ka njoftuar zyrtarin gjerman për përpjekjen e tij prej disa muajsh për të arritur konsensus brenda Kuvendit të Kosovës për nxjerrjen e një rezolute e cila rikonfirmon qëndrimet e shtetit të Kosovës për integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e sovranitetit.

Pas takimeve në Kancelarinë Gjermane, kreu i Kuvendit të Kosovës ka takuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ngarkuarin për Ballkanin Perëndimor, Christian Hellbach.

Veseli e ka njoftuar diplomatin gjerman për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Ai tha se Kosova ka ndërmarr reformat e nevojshme për procesin e integrimeve evropiane, reformat në ekonomi dhe në fushën e sistemit të drejtësisë.