Gernot Blumel, ministër federal i Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, ka lënë të enjten në Prishtinë porosinë se, për shtetin që ai përfaqëson, është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që mbërrihet ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë.
E, midis zgjidhjeve, nuk e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga korriku, Austria e ka marrë presidencën e BE-së dhe, mes çështjeve që i ka prioritizuar, është edhe stabiliteti në rajon, shkruan Koha Ditore.
E vendet më të fuqishme të Evropës, sikur është Gjermania e Britania e Madhe, kanë dalë kundër idesë së negocimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pikërisht nga frika se një marrëveshje për këtë do ta destabilizonte rajonin.. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)