Gernot Blumel, ministër federal i Austrisë për çështjet e Bashkimit Evropian, ka lënë të enjten në Prishtinë porosinë se, për shtetin që ai përfaqëson, është e pranueshme secila zgjidhje paqësore që mbërrihet ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë.
E, midis zgjidhjeve, nuk e ka përjashtuar as ndryshimin e kufijve.
Nga korriku, Austria e ka marrë presidencën e BE-së dhe, mes çështjeve që i ka prioritizuar, është edhe stabiliteti në rajon, shkruan Koha Ditore.
E vendet më të fuqishme të Evropës, sikur është Gjermania e Britania e Madhe, kanë dalë kundër idesë së negocimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pikërisht nga frika se një marrëveshje për këtë do ta destabilizonte rajonin.. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Baerbock në Beograd: Gjermania kundër ndryshimit të kufijve
-
Qëndrimi i kancelarit të ri austriak për Kosovën
-
Ministria e Jashtme austriake: Palët të përmbahen nga hapat përçarës e kërcënimet
-
Borrell: BE-ja preferon gjendjen e tanishme të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë
-
Kurz: Austria pranon çdo zgjidhje për të cilën merren vesh Beogradi e Prishtina