Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se sot opozita kosovare i ka thënë jo liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Në një postim në Facebook pas takimit me Grupin Punues nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave (COWEB), të cilët po e vizitonin Kosovën për herë të parë, e ku theks i veçantë i vizitës së tyre ishte liberalizimi i vizave, Hoxhaj tha se sjellja e përfaqësuesve të opozitës ka qenë për keqardhje.
Ai tha se me gjithë agjendat dashakeqe të një pjese të politikës në Kosovë, lajmi i mirë për vizat do të vijë shumë shpejt.
“Opozita sot hapur ka dal kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COWEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë. Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe për anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonoj me gjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, ka shkruar Hoxhaj.
-
Hoxhaj thotë se në verë mund të ketë lajme të mira për vizat
-
Hoxhaj: Evropa të pranojë se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim
-
Lobimi për viza, përplasja e radhës e pushtetit me opozitën
-
Opozita e mohon se loboi kundër vizave për kosovarët
-
Hoxha: Opozita e dezinformoi Grupin Punues të BE-së për vizat