Që nga fillimi i pandemisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar 1186 pacientë me koronavirus, ku 91 prej pacientëve të hospitalizuar ishin nga Shqipëria.
Trajtimi i rasteve me koronavirus është bërë në repartin e Infektives dhe Dermatologjisë, repartin e Pulmologjisë dhe Nueorologjisë, repartin Interno dhe në Njësinë Koronare që është bërë në Intensivë për COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Spitalin e Gjakovës janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me COVID-19. Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, ku 23 kanë rezultuar pozitivë, një është në respirator ndërsa 18 në oksigjenoterapi.