Kanë kaluar 11 vjet që kur në fshatin Restelicë të Dragashit kanë vdekur 10 banorë për shkak të rënies së një orteku të borës.
Që të gjithë viktimat ishin të një familjeje.
Nga kjo fatkeqësi natyrore janë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i ka mbijetuar në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj.
Asaj i kanë vdekur babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit. /KSP
Artikuj të ngjashëm