11 viktima e 141 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, bën të ditur IKSHPK-ja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.
-
11 të vdekur e 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
11 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, 512 raste të reja
-
Tre të vdekur dhe 461 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Katër të vdekur dhe 234 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
-
Tetë të vdekur dhe 181 raste me COVID-19 sot në Kosovë