Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria s’ka mundësi të ndërhyjë në draft-statutin e Asociacionit që ka shkruar direkt në Bruksel

Qeveria e Kosovës do ta kuptojë atë që përmban statuti i Asociacionit të Komunave Serbe vetëm në shtator, kur në tavolinën e bisedimeve në Bruksel do ta diskutojë këtë çështje.

Kjo pasi draft - statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk u dërgua fare në Qeveri, por direkt në Bruksel.

I kontaktuar nga KTV-ja, shefi i negociatave Avni Arifi, ka thënë se Qeveria nuk e di se çka përmban drafti, pasi serbët e veriut u dërguan atyre vetëm transkriptet e 6 takimeve me palët e interesit dhe të gjitha ishin në gjuhën serbe.

Madje, Arifi thotë se nuk ka nevojë që çështja të dërgohet në Kushtetuese.

“Fillimisht, ne në Bruksel bashkë me Gjuriqin do ta diskutojmë atë. Dhe, varësisht se si merremi vesh në negociata, do të përpilohet statuti, e më vonë do të dërgohet në Kushtetuese. E theksoj se nuk është e rëndësishme se çka kanë shkruar ata, por ajo që do të merremi vesh”, ka thënë nëpërmjet telefonit Arifi.

Edhe Qeveria insiston që BE-ja ta dërgojë draftin për Asociacionin në Venecia LAJMET E MBRËMJES Qeveria insiston që BE-ja ta dërgojë draftin për Asociacionin në Venecia

Edhe Ministria për Administrim të Pushtetit Lokal i ka konfirmuar KTV-së se statusi nuk do të dërgohet te Qeveria.

“Ministri Ivan Todosijeviq na ka komunikuar përmes telefonit se statuti nuk vjen fare në Qeveri, por dorëzohet në Bruksel. Neve na është dorëzuar vetëm transkripti nga takimi i fundit i ekipit menaxhues për hartim të statutit dhe ai është në gjuhën serbe. Besojmë që deri të mërkurën përkthehet dhe i dorëzohet Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në një përgjigje të MAPL-së.

Presidenti i Kosovës, që kur u kthye nga takimi i 18 korrikut në Bruksel, bëri një show medial duke folur për tema të ndryshme, duke e larguar vëmendjen nga Asociacioni, pavarësisht se një gjë e tillë do të diskutohet në shtator.

Madje, Rexhep Selimi deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës thotë se edhe gjendja e jashtëzakonshme e fundjavës së kaluar ka qenë një situatë e paqenë e krijuar nga vetë presidenti Thaçi, për t’i ikur vëmendjes se po krijohet një pushtet i tretë në Kosovë që do të krijohet me funksionalizimin Asociacionit.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar insistimin e tij se duhet të diskutohet për kufij me Serbinë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet në Bruksel, me gjithë kundërshtimet që vijnë për këtë nga të gjitha palët.

Edhe Heshtja e Qeverisë për Asociacionin LAJMET E MBRËMJES Heshtja e Qeverisë për Asociacionin

“Propozimi im për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: nuk ka ndarje në baza etnike, por ka korrigjim të kufijve dhe njohje reciproke”, ka shkruar në anglisht Thaçi në ‘Twitter”.

Por, vetë presidenti deri para 4 muajsh, kundërshtonte fuqishëm këtë ide. “Korrektimi i kufijve, e kam thënë disa herë, që është një opsion i cili bart me vete shumë rreziqe, të cilat ne të gjithë i dimë, prandaj nuk dua të futem fare në detaje”, kishte theksuar Thaçi në një konferencë të mbajtur më 5 prill, ku ishin prezantuar skenarët e “Finales së madhe” në dialog me Serbinë.