Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plani për shkëmbimin e një pjese të veriut me një pjesë të Luginës

Pala kosovare ka në plan t’i japë hov idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Burime të Kohës Ditore, të afërta me këto zhvillime, kanë thënë se opsion është që komuna më veriore e Kosovës- Leposaviqi bashkë me Leshakun të shkëmbehen me Preshevën dhe një pjesë e Bujanocit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesë e marrëveshjes do të jetë edhe liqeni më i madh artificial që gjendet në veri, Gazivoda.

Presidenca ka refuzuar të deklarohet derisa në kabinetin e Haradinajt e kanë quajtur “të pavërtetë” këtë opsion.

Derisa për Ambasadën amerikane me rëndësi është që“Kosova t’i gjejë qëllimet e veta në dialog”, Gjermania është kundër idesë së shkëmbimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)