Arbëri

Thaçi do kompromis, por s’ka përkrahje nga të tjerët, thotë Daçiq

 

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot se nëse Kosova do kompromis me Serbinë, nuk mund të vërë qëllime maksimaliste siç është pavarësia, transmeton Koha.net.

"Nëse duan që të arrihet te kompromisi, të gjithë duhet të krijojmë atmosferë për kompromis e jo të vëmë qëllime dhe kërkesa maksimaliste", citon tv pink të ketë thënë Daçiq.