Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

103 raste aktive me koronavirus në kryeqytet

koronavirusi

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel. Aktualisht janë 103 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 37 raste, Prizreni 34, Kamenica 24, Klina 23, Gjilani 23, Peja 21, Kaçaniku 18, Drenasi 17, Fushë-Kosova 17, Suhareka 13, Malisheva 12 e të tjera.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste pozitive me koronavirus, derisa janë shëruar 25 pacientë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 1.958 persona.