Fundjavën e kaluar u shënua 100-vjetori i fundit të Luftës së Parë Botërore, por ato që ndodhën në mbi 4 vjet të kësaj lufte, i rikthen në pah Koha Ditore.
“Kosova në zjarrin e Luftës së Madhe” është tema e gazetës për këtë të diel, që sjell gjendjen para fillimit të luftës në Shqipëri e Kosovë dhe pasojat që i patën dy vendet.
Për këtë temë, flet edhe historiani Fitim Rifati, derisa gazetari Rexhep Maloku, po ashtu sjell edhe histori interesante të shqiptarëve nga kjo periudhë, bazuar në dokumente të Arkivit të Oborrit Mbretëror e Arkivit të Luftës në Vjenë.
Rishkrimi i hartës së botës ishte një nga efektet e Luftës së Madhe, shkruan në reportazhin e parë nga bota, derisa mund të lexoni edhe për ngjarjen që gati sa nuk nisi luftën e tretë botërore.
Për grupin “Sytë” dhe debutimin e tyre në skenën muzikore, lexoni në mes tjerash në faqet e kulturës, ndërsa në “Monument” vjen historiku i asaj që njihet si “Kuarti kinez” i Prishtinës.
Edhe
Kosova në zjarrin e Luftës së Madhe
Në faqet e sportit, lexoni më shumë për rrugëtimin e karateisteve kosovare në kampionatin botëror që u mbajt në Spanjë, e gjithashtu, kuptoni historinë e basketbollistes Marigona Rushiti, që ka rekordin e pikëve të shënuara në një ndeshje.
histori të tjera të veçanta, personazhe, këshilla për shëndet e dukje dhe enigmatikë, si zakonisht, mund t’i lexoni në mbi 82 faqe të së Dielës me Kohën Ditore.