Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe në Kosovë përkujtohen viktimat e Luftës së Parë Botërore

Me homazhe dhe ceremoni ushtarake është shënuar në Kosovë 100-vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në një ceremoni të organizuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, janë bërë homazhe në sheshin "Edit Durham" në qendër të Prishtinës si shenj përkujtimi për të rënët britanikë dhe të gjithë të tjerët që vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan sot Koha Ditore.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell, ka thënë se përveç pjesëtarëve britanikë, përkujtojnë të gjithë viktimat e Luftës së Parë Botërore, në mënyrë që gjeneratave t’u mësohet se çfarë sakrifica janë bërë për të ardhur deri tek paqja.

Këtu i ka përmendur edhe 14 pjesëtarë nga stafi britanik, të cilët dhanë jetën për misionin e paqes në Kosovë, emrat e të cilëve janë të gdhendur në memorialin e vendosur në sheshin kryesor të Prishtinës./ Edona Kutleshi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm