Lufta e Madhe gjeti luftë në Kosovë më 1915. Pushtuesit e rinj u pritën si çlirimtarë. Edhe ata nuk ia dolën të konsolidonin praninë e tyre ushtarake e civile. Përmasat e përplasjes së madhe prishën në fund të saj katër perandori, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fituesit vizatuan hartat e shteteve të reja për popujt aleatë në kurriz të humbësve dhe mbështetësve të tyre. Huq shkuan krejt sakrificat e shqiptarëve pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim në orën njëmbëdhjetë në ditën e njëmbëdhjetë të muajit njëmbëdhjetë të vitit 1918 ndërmjet gjermanëve dhe francezëve në një tren.
Serbia do ta kthente kontrollin e hekurt në Kosovë. Viktimat shqiptare do të bëheshin pjesë e listës prej miliona të vrarëve ndërmjet Fuqive të Mëdha që luftuan për supremaci.
Nuk bënë punë përpjekjet e shqiptarëve, të cilët vazhdimisht organizuan kryengritje kundër ushtrive serbe e malazeze. Fuqitë e Mëdha ua kishin dhënë territoret shqiptare jashtë Shqipërisë Serbisë dhe Malit të Zi në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913./Rexhep Maloku
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E diela me Koha Ditore”)
-
Rifati: As para dhe as pas Luftës së Madhe çështja e Kosovës nuk gjeti zgjidhje
-
100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”
-
Ripushtimi i Kosovës nga ushtria serbe më 1918
-
“Daily Mail”, 25 mars 1999: Bombë e kurdisur me fitil 500-vjeçar
- Kur për 15 muaj u masakruan 10 mijë njerëz