Në Ferizaj, nga java e ardhshme, ndotësit e rrugëve do të ndëshkohen me 100 euro gjobë nga Inspektorati i Komunës.
Sipas njoftimit, inspektorët do të dalin në terren që të vëzhgojnë nga afër zbatimin e masës për mos ndotjen e rrugëve me baltë dhe mbetje ndërtimi, ndërsa për mosrespektimin e saj do të aplikohen gjoba mandatore.
Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës, ka thënë se kjo masë është ndërmarrë pas analizës që i është bërë këtij fenomeni, kur kihet parasysh se Ferizaji është qendra me vlugun më të lartë të ndërtimit në nivel vendi, andaj një masë e tillë është e domosdoshme për të garantuar nivelin e pastërtisë në rrugët publike.
Bëhet fjalë për parandalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe të tjera, të cilët ndotin rrugët publike, duke dalë pa pastruar mjetin transportues të punës nga vendpunishtet e ndryshme, transmeton kp.
Ky fenomen i hasur kryesisht në zonat e ndërtimit të objekteve të larta kolektive në zonën urbane, ku rrugët janë të dëmtuara, të ndotura nga mbetje ndërtimi, baltë nga vendpunishtet dhe papastërti të tjera, tashmë do të ndëshkohet nga Inspektorati i Komunës me 100 euro.
-
Ferizaj, 100 euro gjobë për ndotjen e rrugëve nga kompanitë ndërtuese
-
100 euro gjobë ferizajasit që hodhi baltë afër hekurudhës, Komunën e njoftoi një qytetar
-
Policia gjobit me nga 1,000 euro kompanitë për ndotjen e rrugëve me baltë në Prishtinë
-
Dy kamionë me targa të huaja gjobiten me 1,000 euro për ndotje të rrugës Ferizaj-Kaçanik
-
Gjobitet me 100 euro qytetari në Prishtinë që la mbeturinat në trotuar