Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

10-vjetorin e Pavarësisë kosovarët e festojnë në Shqipëri

Qindra shtetas kosovarë kanë “braktisur” festën e Pavarësisë këtë fundjavë duke u dyndur drejt Shqipërisë me destination Tiranë-Durrës e qytetet e tjera.

Fluksi ka krijuar radhë kilometrike në të dyja anët e kufirit si Vermicë-Morinë.

Radhët janë të gjata deri në fshatin Vermicë. Mësohet se po punohet me procedurë të përshpejtuar.

Në ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes Facebookut tha se “Sot po bashkohemi të gjithë në festë edhe me bashkëkombësit nga Shqipëria. Me kërkesë timen, kalimi i pikave kufitare të përbashkëta do të jetë i lehtësuar”.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm