Në vitet e 80-ta, si student, shkova ne Zvicër për të punuar për rreth 3 muaj dhe ato tre muaj u bënë 35 vite dhe tashmë 6 vite jem duke udhëhequr hotelin tim në Prishtinë, Hotel internacional Prishtina 5 Yje.
Si i ri nëpër Zvicër hapat e parë të punësimit i mora nga gastronomia dhe me kalimin e kohës, shkollimet udhëheqja e shume restoranteve, pastaj pozicioneve si drejtor hotelesh në disa me 4 e 5 Yje e në vitet e fundit para se të vijë në Prishtinë hapa edhe 2 hotele atje njërin pas tjetrit e tani ketë të fundit e udhëheq djali i im ku ka një ekip me rreth 30 punëtorë.
Prezantoni biznesin tuaj.
Unë udhëheq hotelin me një staf dhe tani mund të them se e kemi shumë profesional ku numri i tyre sillet për momentin 38 veta.
Eksperienca ime ne Zvicër ka bërë që Hoteli ynë të ketë kualitet dhe shërbim profesional duke filluar nga kuzhina, ku kuzhinieri ynë ka për obligim çdo të dytën ditë të javës të dalë në tregun e gjelbër dhe në fshatrat përreth e deri në Junik të furnizohet me produkte vendore e kualitative, që mysafiri ynë të ushqehet me ushqim kualitativ dhe të freskët.
Kurse i gjithë personeli tjetër me kalimin e kohës kanë arritur që të mësojnë nga përvoja ime që e kam sjellë këtu.
Në kohën e lirë kur i kam pranë nipat e mbesat, i shëtis nëpër natyrën e bukur të Kosovës e Shqipërisë
Hoteli posedon edhe Salla Speciale për konferenca e ahengje, ku secila sallë ka pamje dhe pajisje speciale të dedikuara për llojin e eventit, ndërsa klientit i mbetet të zgjedhë. Hoteli gjendet në një lartësi mbidetare dhe kjo bën që tarracat tona me kapacitet mbi 300 persona të kenë pamje të bukur mbi gjithë Prishtinën, dhe po ashtu edhe dhomat e bukura me ambient të ngrohtë kanë pamje mbi kryeqytet.
E Veçantia e Hotelit është spa me pishinën, ku lartësia e plafonit arrin 10 metra e këtë pak hotele në këtë rajon e kanë, ashtu që pushuesin ditor apo mysafirin e hotelit e bën të jetë më i relaksuar.
Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?
Kualiteti i hotelit, ushqimi i kuzhinës evropiane dhe vendore, përdorimi i produkteve të freskëta sezonale vendore, disiplina në punë, pastërtia, pritja dhe përcjellja e mysafirëve bën që të jemi këtu ku jemi, si ajo shprehja “te ne punohet si ora e saktë zvicerane” por edhe pagat janë OK dhe tërë ekipi është kompakt e kolektiv në rregull.
Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e të huaj me biznesin tuaj?
që në Kosovë kemi arritur te jemi një ndër hotelet më të preferuar, e mysafirët tanë tani më së shumti i kemi nga diaspora dhe nga rajoni, e natyrisht që ekipet e futbollit që zbresin në Kosovë janë mysafirë në Hotel Internacional Prishtina. Këtë bashkëpunim e kemi me Federatën e Futbollit.
Keni interes për bashkëpunimi me bizneset tjera?
Po bashkëpunojmë me firma të ndryshme e Institucione. Normalisht bashkëpunim reciprociteti e njëherësh edhe kohë pas kohe jemi sponsorizues në fusha të ndryshme.
Dëshironi edhe Ju të jeni prezentë në ALBBIZ, që PROFILI JUAJ TË SHFAQET NË TË KATËR ANËT E BOTËS KU EKZISTOJNË SHQIPTARËT? Thjeshtë, shtyp butonin dhe plotëso formularin online