Jam Zoja Halili. Familja ime ka emigruar në Norvegji kur unë isha 8 vjeçe, përndryshe jam "llapjane" nga Kosova, shkollimet e para dhe të mesme i mora në Norvegji kurse shkollimet e larta, pasi profesioni im kërkonte njohuri dhe eksperience nga shtetet e tjera, u detyrova të mësoja dhe punoja edhe në disa shtete te Evropës si Angli, Suedi, Danimarkë, Spanje, Greqi dhe së fundi isha drejtoreshë e një zinxhiri hotelesh në Cyrih. Nga jeta personale, arsyeja pse erdha në Zvicër ishte që kisha njoftuar të dashurin tim ku sot jetojmë dhe kemi dy fëmijë dhe që të dy vijojnë shkollimin fillor në Cyrih.
Prezantoni biznesin tuaj.
Unë për momentin udhëheqi një Kafe-Bar-Restorant që quhet " Cafe Handelshoff" dhe një pjesë tjetër të kohës menaxhoj edhe një biznes tjetër që mbajmë, City Service und facility.
Lokali është në qendër të qytetit, në këtë pjese ku rrethohet me lokale shopingu dhe të sistemit të biznesit bankar të Cyrihut. Emri i lokalit po të përkthehet në shqip, pasi objekti ku jemi ne në të kaluarën ka qenë e quhet "Handelshoff qendër tregtare" bankare.
Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?
Ne kemi një klientelë pothuajse mbi 70% të njëjtë, klientë që vijnë nga gjitha këto zyra, kurse pjesa tjetër janë klientë të rastit, vizitorë që vijnë për shoping apo vizitorë nga mbare bota që vizitojnë Cyrihun.
Kemi edhe një numër të rinjsh shqiptarë, që na vizitojnë shpesh e ata të shumtën janë të punësuar nëpër banka e zyra këtu përreth, prandaj sa i përket konkurrencës ne jemi pothuajse të njëjte me lokalet përreth, por secili lokal e ka konceptin e vet, ashtu që edhe ne shërbejmë disa produkte për të cilat klientët vijnë extra: si p.sh. jemi të njohur me "kapuçinon" speciale, jemi të njohur me "Piadanën" pastaj jemi pothuajse lokali i vetmi në këtë pjese që e hapim herët në mëngjes, pastaj jemi të njohur edhe me "Apres". Sidomos verës klientët pas një dite shumë të ngarkuar nga puna vijnë pas punë dhe ofrojmë kombinim pije dhe snacks, ashtu që gjithnjë jemi në kërkim të diçkaje të re e kreative që mbetet brenda konceptit të lokalit tonë.
Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e te huaj me biznesin tuaj?
Besoj se jemi mjaft të njohur. Mund të them që pasi pozita ku gjendemi, siç e ceka më herët është zonë e shopingut dhe biznesit, këtu klientë shqiptarë kemi punëtorët shqiptarë që ndodhen përreth, por kemi edhe familje nga kantonet tjera që vijnë për shoping në Cyrih e sidomos verës ku kemi tarracën me mbi 80 vende. Kemi edhe fytyra e biznesmenë " ViP " edhe nga Kosova që shpesh shihen në lokalin tonë, normalisht gjithnjë me përcjellje të ndonjë klienti tonë që preferon t’ia tregojë mysafirit një vend te bukur dhe një pritje edhe në gjuhën shqipe në qendër të Cyrihut. Pjesa tjetër e klientelës mbi 95% i takon komunitetit joshqiptar.
Keni interes për bashkëpunimi me bizneset tjera?
Normalisht, si të gjitha bizneset tjera edhe ne bashkëpunojmë dhe kemi interes bashkëpunimi me bizneset tjera, p.sh. ne kemi shume raste te "furnizuesit" që janë shqiptarë, ku i mbështesim ata dhe marrim produktet e tyre kualitative, e këtu qëndron një bashkëpunim reciprociteti, dhe shumica e tyre vijnë na vizitojnë dhe bëjnë ndonjë festë të firmës apo ndonjë aheng.
Pastaj kemi edhe firma të njohura shqiptare që bëjnë rezervimet e tyre tek ne.
Por lokali ynë është i hapur për të gjithë dhe janë gjithnjë të mirëseardhur.
Ne ju flasim dhe buzëqeshim edhe në gjuhën shqipe në qendër të Cyrihut.
Dëshironi edhe Ju të jeni prezentë në ALBBIZ, që PROFILI JUAJ TË SHFAQET NË TË KATËR ANËT E BOTËS KU EKZISTOJNË SHQIPTARËT? Thjeshtë, shtyp butonin dhe plotëso formularin online