Botë

VMRO – DPMNE mohon pohimet e Vuçiqit

Partia VMRO-DPMNE e Maqedonisë me një kumtesë të vetën sot ka mohuar pohimet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që institucionet maqedonase t’ia kenë dhënë pajtimin diplomatit serb, përfaqësuesit të BIA-s (shërbim sekret serb) Goran Zhivaleviq për hyrje në Kuvendin e Maqedonisë gjatë protestave dhe trazirave në prill në Shkup, transmeton FoNet duke u thirrur në burime mediale në Maqedoni.

"VMRO-DPMNE, marrë para sysh se tash është në opozitë, në kuadër të mundësive që ka, ka bërë verifikimet e veta dhe ka konfirmuar se as Ministria e Punëve të Jashtme, as Qeveria, as Parlamenti, as Ministria e Punëve të Brendshme ose agjencitë informative, nuk kanë marrë asnjë kërkesë dhe as që është dhënë pëlqimi për atë leje”, transmeton Koha.net.

Vuçiq mbrëmë në intervistën për Radio Televizionin e Serbisë kishte thënë se Zhivaleviq lejen për hyrje në Kuvend e kishte marrë nga autoritet ekzekutive në Maqedoni.

Në kumtesën e vet VMRO-DPMNE thekson se e ka ftuar Qeverinë që të verifikojë se a ka qenë kështu dhe nëse po, atëherë ta publikojë dokumentin cili institucion ia ka lejuar atij këtë kërkesë.

Lidhur me skandalin diplomatik, VMRO-DPMNE ka shfaqur shpresën se Maqedonia e Serbia do t’i spastrojnë detajet e për këtë do ta do at njoftojnë opinionin.