Policia e Kosovës ka konfirmuar për portalin Koha.net, se në orët e mbrëmjes ka arrestuar një person, i nacionaliteti serb, si i dyshuar për kontrabandim me njerëz.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar për portalin ndalimin e këtij personi.
“Rreth orës 21:00, afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshëm duke iu kërkuar shuma të ndryshme parash për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqëruar për intervistim në stacion policor një të dyshuar mashkull serb.
“Policia edhe më tej do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent dhe për çdo vendim lidhur çështjen do të njoftoheni me kohë”, ka thënë më tej Hoxha.
-
Rekrutonte shoferë për bartjen e migrantëve drejt Evropës, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Arrestohet një person për krim të organizuar në Prishtinë
-
Arrestohet për kontrabandim me migrantë
-
Arrestohen disa persona të dyshuar për mashtrim të qytetarëve për dërgim në Perëndim
-
Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli, kërkohej nga autoritetet kroate