Arbëri

“Takohen Haradinaj, Veseli e Pacolli”

Descriptive Text

Një ditë para vazhdimit të seancës konstitutive ku pritet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, një takim që ka filluar në orët e vonshme të mbrëmjes është duke u zhvilluar në mes përfaqësuesve të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, si dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Kështu kanë bërë të ditur për RTK-në burime jozyrtare.

Takimi është duke u zhvilluar në rezidencën e Pacollit në lagjen ‘Hajvalia’.