Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si koordinator qeveritar për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i dhe pjesëmarrjen e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasojë ka lëndime në masë.
Njoftohet se ky ushtrim do të testojë zbatueshmërinë e dokumenteve bazë për menaxhimin emergjent në Republikën e Kosovës, si dhe gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare prezent në Kosovë, për reagim dhe koordinim gjatë incidenteve të karakterit vendor.
Ushtrimi do të mbahet nesër më 24 gusht, në aeroportin e Gjakovës dhe do të filloj në orën 9:00.
-
Ushtrime fushore te aeroporti i Gjakovës për menaxhimin e fatkeqësive
-
Në aeroportin e Gjakovës mbahet ushtrimi fushor “Mascal 2017”
-
Në aeroportin e Gjakovës u realizuan ushtrime fushore për menaxhim të fatkeqësive
-
Ushtrim i gjerë fushor me skenar “Rrëzimi i Aeroplanit Komercial” në Kosovë
-
FSK-ja të mërkurën fillon ushtrimin fushor “Iron Wolf”, paralajmëron lëvizje në drejtim të Gjakovës