Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu gjatë fushatës së tij elektorale ka takuar banorët e lagjes Kolovicë, ku u ka premtuar zgjedhje të problemeve të tyre dhe ofrimin e mijëra vendeve të reja të punës.
“Me qytetarët e Kolovicës, me problemet e tyre të përditshme: si çdo kënd i qytetit. Nuk ju premtova por thash se do t'i zgiidh problemet e tyre dhe të qytetit në tërësi. Mijëra vende të reja pune, zona ekonomike që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë prodhimin. Një fond për bujqësinë: rritje të buxhetit komunal për bujqësinë në 2 milion euro për vitin e parë dhe çdo vit suksesiv rritje të vazhdueshme. Çerdhe, shkolla, trotoare, parkingje të reja, zhbllokim të trafikut. Të gjitha bëhen me vullnet, forcë dhe me dashurinë për qytetarin. #PërPrishtinën me qytetarin. #50”, ka shkruar Vllahiu në Facebook.
-
Vllahiu: I mirëpres të rinjtë që votojnë për herë të parë
-
Vllahiu u premton pensionistëve në kryeqytet transport publik falas
-
Abrashi: Jam befasuar për të keq me udhëheqjen në Prishtinë – premtoj 30 mijë vende pune
-
Vllahiu i dëshpëruar me gjendjen në Tregun madh
-
Vllahiu i premton zgjidhje Shoqatës së Radiotaksive