Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri në një lidhje direkte me KTV-në ka thënë se rezultati i sotëm nuk është shumë i favorshëm për ta, por se kanë garë të hapur në Prizren.
Ai ka thënë se votat me kusht do ta përcaktojnë rezultatin përfundimtar edhe për Prizrenin.
Ka thënë se pavarësisht pritjeve dhe punës së bërë, rezultati i sotëm “nuk ka qenë rezultat i pritshëm për ta”.
“Aty ku do të udhëheq PDK do të ketë mirëqenie për qytetarët”, tha ai.
Tahiri ka thënë se PDK ka fituar 6 komuna duke thënë se pret që PDK do të qeverisë edhe me Prizrenin.
Artikuj të ngjashëm
-
PDK-ja shpall fitoren
-
Tahiri: Të gjithë humbësit u bënë bashkë për të mposhtur PDK-në
-
Tahiri pasi nuk arriti të bëhet deputet: Do të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së
-
Krasniqi: Tahiri, i vetëm përballë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë e dinjitoze
-
Tahiri ia uron fitoren Pecit: Suksese në punën e tij për Mitrovicën